Report TV - Vittorio Sgarbi, intervistë për Report Tv

  • 6 years ago
Muzetë që përfaqësojnë vlerat e artit, historisë ose të etnografisë rrezikojnë që të jenë vende anonime ku gjithçka që ekspozohet duket si e largët dhe e shkëputur ndërsa këtu është ndjesia e një vendi të vërtetë ku ka ndodhur diçka që ka përfaqësuar për njerëzit mungesën e lirisë të idealeve dhe të vlerave. Edhe në televizion ku dëgjohen këngëtarët e gjeneratës sime që nuk mund të këndojnë lirisht por duhet të këndojnë në emër të vlerave të punës, të komunizmit, të idealeve të vjetra por të largëta jep ndjesinë e ndrydhjes dhe të turpit dhe unë e shoh si shprehje të një teatri absurd ashtu si edhe në Sicili në atë që quhej muzeu i mafias ku një skenograf që kishte krijuar hapësirat e dhunës dhe tmerreve që krijonte mafia dhe nga mënyra se si ishte ndërtuar ishte një skenografi teatrale, dicka që më sjell në mendje Tadeusz Kantor dhe të gjitha format e ndrydhjes.

Edhe në këto dhoma të vogla ku paraqiten momente të një historie që gjithmonë ka qënë për njerëzit një kufizim i lirisë dhe na thotë se këto kohë të vështira që jetojmë me shumë pabarazi mes të pasurve dhe të varfërve, mes një pushteti të dhunshëm dhe njerëzve që janë pa pushtet arrin të paktën ti jap ndjesinë gjithsecilit që të jetojë pa u kontrolluar nga askush, pa u çuar në kampe përqëndrimi. Unë kam qënë me fat dhe ata që jetojnë ditët e sotme kemi jetuar në një gjeneratë me paqe dhe liri. Jetojmë në një gjeneratë ku feja, këtu më shumë se tek ne, nuk është shtypje, nuk është besimi, as bota islamike, as komunizmi të gjitha gjërat që janë larguar nga ne sepse ishin sistemet totalitare kundër individit. Dhe në këtë pikë cdo kush arrin të bëjë një llogari sa e bukur është të ecësh në rrugë ,të lëvizësh dhe të ndiesh që liria është arritja më e madhe që njerëzimi ka arritur. Dhe më duket se kohët që po jetojmë me të gjitha kufizimet që kanë na e japin këtë ndjesi. Kjo këtu është një botë që ne e kemi lënë pas dhe të gjithë e thërrasin fashizëm ,komunizëm , diktaturë kundër individit dhe në këtë mënyrë kjo ndjesi që ne jemi të lirë na jepet edhe nga këto dhoma të vogla në të cilat ne kuptojmë që ata që kanë jetuar para nesh kanë qenë si të burgosur, një burg i lirisë së tyre i ideve të tyre një burg i mundësisë së tyre për të qënë njerëz të lirë.

Recommended