Cmimi i energjise per konsumatoret familjare nuk ndryshon

  • 6 years ago
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka mbajtur të pandryshuar tarifën e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë. OSHEE kërkonte në aplikimin që ka dorëzuar pranë këtij enti që çmimi të mos ndryshonte për asnjë nga nivelet e furnizmit. Për kilentët familjarë tarifa mbetet në 2018-ën 9.5 lekë për kilovat/orë.

Por Enti Rregullator pranon se nuk ka patur kohë për të analizuar treguesit financiarë të kompanisë OSHEE për efekt të çmimeve në tregun e shpërndarjes së energjisë.

?Në respekt të Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s, afati maskimal i paraqitjes së aplikimit për tarifë duhet të ishte data 1 Shtator 2017, në mënyrë që të mundësohej vendimmarrja Brenda muajit Dhjetor të vitit 2017?, thuhet në vendimin e ERE-s.

Po ashtu evidentohet se në aplikimin që ka bërë kompania e shpërndarjes mungon analiza e detajuar dhe argumentat për të gjitha shpenzimet operative për vitin 2016 dhe 2017. ERE thotë se nuk janë plotësuar edhe dy kushte të tjera: Ndarja e OSHEE-së në aktivitetin e furnizimit dhe faturimit, si dhe liberalizimi i tregut për klientët e mëdhenj.

Nga ana e saj Minsitria e Energjisë ka vendosur që çmimi që KESH do t?i shesë energjinë OSHEE-së për 2018-ën do të jetë 1.5 lekë për kilovat orë, ndërsa për hec-et privatë do të jetë 8.5 lekë.

Recommended