Report TV - Shkodra i jep lamtumirën e fundit 23-vjeçarit Florenc Beqiri

  • 6 years ago
Familjarë, miq, të afërm dhe qindra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën Florenc Beqirit mesditën e kësaj të premte. Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore mbanin në duar pankarta ku shkruhej "Duam drejtësi për djalin tonë".

Trupi i pajetë i 23-vjeçarit mbërriti nga Franca një ditë më parë, ndërsa familja kishte hapur dyert e mortit një javë më parë pasi i riu humbi jetën në spitalin e Marsejës në Francë. Mbeten ende mister rrethanat e vdekjes së të riut i cili dyshohet se është dhunuar në ambientet e qendrës së ndalimit të emigrantëve, ndërsa autoritetet insistojnë se Florenci tentoi vetëvrasjen.

Recommended