Politikanet urojne Krishtlindjet dhe Janullatosin

  • 6 years ago
Këtë Krishtlindje në Katedralen Ortodokse Autoqefale politikanët kanë pasur edhe një motiv më shumë për të uruar pas dhënies nga Presidenti i Republikës i nënshtetësisë shqiptare kreut të kësaj kishe, hirësisë së tij kryepeshkopit Janullatos.

Presidenti vlerëson kontributin e Janullatosit dhe thotë se ishte mëse i merituar ky vendim, edhe pse i vonuar.

Urimin për Krishtlindjet dhe marrjen e nënshtetësisë, kreu i kishës Ortodokse e mori dhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Edhe kreu i grupit kuvendor socialist e vlerëson si të vonuar dhe plotësisht të drejtë vendimin e Presidentit Meta.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj veç urimit për krereët e kishës, në këtë ditë Krishtlindje urime ka dhe për qytetarët e Tiranës, ndërsa nuk harron të bëjë dhe premtime për projekte të reja transformuese për kryeqytetin.

Kryeministri dhe kryedemokratik, që të dy jashtë Shqipërisë në këtë ditë, kanë uruar shqiptarët për Krishtlindjet përmes rrjeteve sociale.

Recommended