Top News - Festa e fëmijëve/ Politikanët urojnë 1 Qershorin

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka uruar fëmijët për festën e 1 qershorit duke publikuar edhe 1 foto mes tyre. Meta thotë se duhet të ecim perkrahme fëmijët deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane. ?Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin! Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t?ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane! Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t?ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë?, shkruan Meta. edhe kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për fëmijët e vegjël në festën e tyre. Ky 1 qershor përkon me rikthimin e tyre në kopsht dhe çerdhe, duke e bërë më të gëzueshme këtë ditë! ?Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve?, shkruan Rama, teksa publikon një foto të disa fëmijëve duke pikturuar. Edhe kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 1 Qershorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. ?Ky 1 Qershor i gjeti fëmijët shqiptarë në dalje nga një gjendje e vështirë për ta, familjet dhe atdheun. Kopshtet dhe shkollat mbyllën dyert përkohësisht, për shkak të pandemisë. Tashmë që pandemisë po i vjen fundi, fëmijët do t?u kthehen jetës normale, mësimeve, lojrave dhe gëzimeve të saj? thuhet ne postimin e Ruçit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#1Qershori#TopChannel