Report TV - Polici-drejtuesit: Këtu është me 40, ti je me 101 km

  • 6 years ago
Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle të befasishme mbrëmjen e kaluar në rrugët e kryeqytetit përmes radarit për të zbuluar automjetet të cilat lëvizin me shpejtësi përtej normave të lejuara. Në video duket momenti i ndalimit të një automjeti te Rruga e Kavajës pasi lëvizte me shpejtësi 101 km/h nga 40-60 që është shpejtësia e lejuar, ndërsa në jo pak raste shoferët kapin deri në 163 km/h, në kufijtë e makinave të garave të shpejtësisë.
Ndërkohë s'kanë munguar as masat administrative në gjoba ku 83 masa janë marrë për parakalim të gabuar, 87 masa për përdorim celulari në timon dhe 59 drejtues motorcikleta të ndëshkuar për mungesë të kaskës mbrojtëse. Për tetë mjete të cilët qarkullonin dhe pse ishin të skeduar si shkelës me nga 3 gjoba të papaguara është marrë masa e bllokimit.

Recommended