Shqipëria voton kundër SHBA-ve në OKB, Çollaku: 'Si në komunizëm, përkrah Rusisë dhe Kinës'

  • 6 years ago
Qëndrim të turpshëm dhe pazar e ka cilësuar ish-zv/ambasadori shqiptar në SHBA, Kreshnik Çollaku, votën e Shqipërisë kundër Uashingtonit në OKB, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, qëndrim i cili sipas tij ka qenë njësoj si Rusia dhe Kina. Shefi i departamentit për politikën e jashtme në PD, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se Tirana zyrtare duhet të ishte renditur përkrah aleatit strategjik, pasi një qëndrim i tillë do ketë pasoja për politikën e jashtme por edhe faktorin shqiptar në rajon.

"Qëndrim i turpshëm. Për herë të parë pas 27 vitesh Tirana rreshtohet kundër SHBA, një veprim sharlatanesk dhe mosmirënjohje kombëtare ndaj SHBA-së, çliruesve të gjysmës së kombit shqiptar. Kjo nuk është një votë që do kalojë lehtë, është një votë që do sjellë komplikime në politikën ndërkombëtare. Shqipëria sot po sillet me SHBA njësoj si Shqipëria e Enver Hoxhës. Trump ka paralajmëruar se do monitorojë vendet që do votojnë kundër dhe rishikojnë marrëdhëniet me vendet që dalin kundër atij vendimi, do ndërpresin ndihmat financiare, programet e financimeve.

Recommended