Report TV - Djegia e mandateve, Lulzim Basha: Çdo opsion është i hapur

  • 6 years ago
Kreu demokrat, Lulzim Basha, i është përgjigjur ambasadorit Donald Lu, pas kritikave të këtij të fundit për protestën e djeshme të opozitës, duke i thënë se në SHBA një qeveri e lidhur me krimin do të ishte rrëzuar dhe një ministër si Saimir Tahiri do të ishte në burg. Në një dalje për media, Basha akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa deklaroi se ai është i vetmi që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin, dhe jo opozita.

Sipas kreut të PD, dje nuk u zgjodh kryeprokurore Arta Marku, por vetë Edi Rama, me qëllimin për të mbuluar politikanët e lidhur me krimin. Basha e cilësoi nul votimin e djeshëm nga mazhoranca në Kuvend, duke shtuar se kjo zgjedhje antikushtetuese tregon se Rama është në panik se po dalin fakte të reja të lidhjes së Tahirit me bandat kriminale.

"Kur Kushtetua dhunohet, dhunohet çdo njeri, pavarësisht statusit. Protesta e djeshme dhe ajo që do vazhdojë janë shprehje të revoltës së qytetarëve kundër mashtrimit të Ramës me reformën në drejtësi. Në fakt, është provuar dje se Rama është i vendosur në rrugën e tij antireformë. Parlamenti nuk është ai që patë dje me një shumicë të marrë peng nga krimi dhe paratë e drogës. Parlamenti nuk është karriget apo kartonat e deputetëve. Ajo çfarë është e rëndë nuk është sjellja e opozitës në parlament, por sjellja e Ramës me kushtetutën, dhunimi i saj.

Recommended