Report TV - Protesta e dhunshme e opozitës, 6 persona në pranga

  • 6 years ago
Në një deklaratë të përbashkët, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Prokurorisa e Rrethit Gjyqësor Tiranë, njoftojnë se janë proceduar në gjendje të lirë 10 deputetë të PD dhe LSI, për protestën e djeshme përpara Kuvendit, ku u shënuan incidente dhe dhunë gjatë tentativës për të çarë kordonin e sigurisë nga mbështetësit e opozitës. Turma u nxit nga deklaratat e deputetëve të PD dhe LSI, të cilët bënë thirrje që protestuesit të futeshin brenda Kuvendit, për të ndaluar zgjedhjen e Kryeprokurores.

Deputetët e proceduar janë Monika Kryemadhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Floida Kërpaçi, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Grida Duma, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari. Gjithashtu, procedim penal është nisur edhe për Sekretarin Organizativ të PD, Enno Bozdo për veprën penale "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.

Recommended