Arta Marku merr detyrën e Kryeprokurores së përkohshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pasi u votua mes tensionit dhe dhunës ne parlament, Arta Marku mori detyrën.



Ajo mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në organin qendror të akuzës, ndërkohë që Adriatik Llalla e priste në zyrë.



Ashtu siç e do protokolli kryeprokurorja e përkohshme shoqërohej nga eskorta e gardës, ku hyrja e saj u bë në pjesën e prapme të Prokurorisë, ndërsa paraardhësi Adriatik Llalla mbërriti me automjet personal.



Kryeprokurorja e përkohshme shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit Genc Gjoncaj, në takimin i cili zgjati për rreth 30 minuta në zyrën e saj të re.



Në dalje ajo përcolli Adriatik Llallën, i cili nuk preferoi të fliste për mediat.



Arta Marku u betua si kryeprokurorja e përkohshme në kushte ekstreme gjatë seancës parlamentare. Ajo u zgjodh me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Me ndryshimet e reja ligjore ku prokuroria është organ i decentralizuar, Marku nuk mund të ndërhyjë në dosjet e veçanta të prokurorëve, por as me emërimet apo zëvendësimet e tyre. Veç kësaj, ligji parashikon ndërhyrje në Policinë Gjyqësore, si dhe administron sistemin e përgjimeve.

Recommended