Report TV - Ju lutem mos lejoni që të ma prishin shtëpinë që e kam bërë me gjak dhe me djersë

  • 6 years ago
?Ka që të premten që ju kanë hequr dritat dhe ju kanë nxjerrë rrobat në kat të parë. Kjo është absurde, ta nxjerrësh tjetrin nga shtëpia për privatin, tjetër gjë për shtetin. Këtu jetojnë dy prindërit dhe 3 fëmijët, djali 24 vjeçar dhe dy vajzat, 26 dhe 28 vjeç?, shprehet një prej familjareve të familjes e cila është ngujuar në banesë.

Sipas familjares e cila foli për Report TV, banesa është e kryefamiljarit të familjes, Kujtim Hoxha. Ngjitur me banesën e familjes Hoxha, është edhe një banesë tjetër e cila sipas motrës së bashkëshortes së kryefamiljarit është pa leje, po nuk shembet për arsyes se ka funksionin e çerdhe.

Kryefamiljari Kujtim Hoxha është shoqëruar në komisariatin e policisë, me akuzën e kundërshtimit dhe ofendimin e oficerëve të policisë.

Recommended