Report TV - Basha mbledh aleatët: Protestë brenda dhe jashtë parlamentit

  • 6 years ago
Pak orë para protestës së të hënës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët e tij opozitarë pjesë apo jo e parlamentit shqiptar, për t?u dhënë porositë e fundit, lidhur me organizimin e protestës. Pas përfundimit të mbledhjes, Basha u shpreh se protesta do të përqendrohet brenda parlamentit dhe jashtë parlamentit, ndërsa u shpreh se qëllimi i Edi ramës nesër është zgjedhje e kryeprokurorit që do t?i mbyllë atij dosjet e krimit
Burime pranë PD bëjnë me dije se kryedemokrati ka dhënë gjatë mbledhje porositë e fundit para protestës së nesërme, ku u ka kërkuar aleatëve të angazhojnë sa më shumë strukturat e tyre.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kreu i LZHK, Dashamir Shehu, Nard Ndoka i PDK, Fatmir Mediut i Partisë Republikane dhe Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat.

Të pranishëm në këtë mbledhje mësohet se kanë qenë edhe aleatë jo parlamentar të Partisë Demokratike. Ajo që është vënë re gjatë mbledhjes ka qenë mungesa e kreut të PBDNJ- së, Vangjel Dule.

Recommended