Report TV - Kryhet shpërthimi i kontrolluar i pakos së dyshimtë

  • 6 years ago
Forcat xheniere nga Tiranë kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë, të vendosur pranë një makine, në të cilën dyshohej të kishte eksploziv. Forcat xheniere kanë kryer shpërthimin e pakos, brenda së cilës dyshohet të jetë gjetur lëndë plasëse.
Ka qenë një qytetar në qytetin e Vlorës, i cili dha alarmin pak orë më parë se pranë automjetit të tij është vendosur një sasi eksplozivi gjatë kohës që ndodhej i parkuar. Sipas policisë, automjeti tip "Benz" është me targa AA 233 OX dhe me drejtues Endrit Sabadinaj, 30-vjeç, ndërsa lënda e dyshuar si shpërthyese, e mbërthyer në një qese të zezë, ndodhej rreth 2 m larg makinës.

Recommended