Rudina/ Vin Veli flet per ndarjen me Bora Zemanin (14.12.17)

  • 6 years ago
Ndarja e çiftit të njohur DJ Vin Veli dhe moderatores Bora Zemani është përfolur gjatë në rrjetet sociale, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të flasë më parë lidhur me këtë.
Sot, Vin Veli ishte i ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku pranoi se ai dhe Bora Zemani janë ndarë. Dejay tha se ata nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Ai sqaroi se shkak i ndarjes nuk ka qenë tradhtia siç edhe është përfolur, ndërkohë që shtoi se rrethanat ndikuan për të mos qenë më bashkë.
?Unë përsa e njoh veten dua të jem i sinqertë, ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, rrethanat na bëjnë të mos ndihemi mirë për të vazhduar më tej. Nuk ka as tradhëti asgjë, se është përfolur në portale. Ne këmi marrëdhënie prap, sjemi ndarë me doreza boksi. Ndoshta është më mirë kështu. Ne e kemi të organizuar kohën me djalin. Unë kam lënë edhe karrierën time për të qenë me djalin. Djali tani qëndron me të dy, unë s?mund të rri pa e takuar. Për djalin jam deri diku edhe manjak?, tha Vin Veli.

Recommended