Report TV - Marrin flakë kazanët e mbeturinave pranë gjykatës së Tiranës

  • 6 years ago
Persona të paidentifikuar kanë ndezur zjarr në koshat e plehrave në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të fikur zjarrin pasi rrezikonte kalimtarët.

Zjarri dhe tymi janë kthyer në shqetësim për kalimtarët rreth një orë.

Ky fenomen është kthyer në shqetësim për qytetarët e ndërgjegjshëm, ndërsa disa persona të papërgjegjshëm mbeten të pandëshkuar për ndezjen e koshave të plehrave.

Djegiet e koshave rrezikojë jo vetëm me flakën dhe tymin por edhe ndotjen e ajrit duke u kthyer në rrezik për jetën e banorëve.

Recommended