Nis dezinfektimi ne zonat e permbytura

  • 6 years ago
Menjëherë pas tërheqjes së ujit në zonat që u përfshinë nga përmbytjet, Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shëndetësor Shetëror kanë nisur me dezinfektimin. Kryeinspektori Eltar Deda thotë se përmbytjet bartin riskun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Puna për dezinfektimin po vazhdon, ndërsa po mbahen nën monitorim zonat me prani uji dhe ujësjellësit në Fier dhe Vlorë. Paralelisht me dezinfektimin, inspektorët kanë bërë edhe groposjen e shpendëve dhe kafshëve, të cilat ngordhën gjatë përmbytjes.

Tv Klan