Llalla hesht për largimin - News, Lajme - Vizion

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në një ditë pushimi zyrtar si kjo e 8 dhjetorit , për kryeprokurorin në ikje Adriatik Llalla e premtja ishte një ditë si gjithë të tjerat në punë.
Ai hyri I pari në derën e organit të akuzës e pas tij nuk mungoi dhe I gjithë stafi apo dhe prokuroët e tjerë.
Deri tani kreu I organit të akuzës ka preferuar të heshtë lidhur me qëndrimin e tij në prokurorinë e përgjithshme ndonëse një ditë më parë kuvendi hapi procvedurën e shpalljes së kandidatëve për prokuror të përkohshëm.
E në një kohë që komisioni I ligjeve iu la 5 dite kohe te gjithe prokuroreve te paraqesin kandidaturat, nuk mungoi as një prej tyre.
Disa orë pas mbërritjes së Llallës në prokurorinë e përgjithshme u paraqit kreu I prokurorisë së apelit në Durrës Ferdinand Elezi. Pas gati 1 orë në zyrën e Llallës, Elezi I përfour si një ndër kandidatët potencialë për postin e kryeprokurorit nuk pranoi të fliste për mediat por sipas tij vizita kishte të bënte me një vërtetim vjetërsie pune.
Vjetërsia në punë është një nga kriteret e kërkuara nga ligji sipas të cilit Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë.
Pas afatit të përcaktuar nga Kuvendi, kandidatet do të zhvillojne seanca degjimore e me pas lista e atyre qe plotesojne kriteret shkon per votim ne seance.