Lu në “Real Story”: Llalla i korruptuar, skandal me Berishën e Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në këtë edicion të dytë të Real Story këtu në Vizion Plus, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21:00. Unë jam Sokol Balla. Është një studio e re, një sezon i ri dhe e fillojmë programin me një të ftuar i cili vjen këtu për herëtë parëdhe, për fat të keq, edhe për herëtë fundit, sepse pas pak ditësh do të largohet nga Shqipëria. Kam kënaqësinë të kem në studio, siç e keni ndjekur në reklama, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Donald Lu. Z. Lu, mirëmbrëma, faleminderit që jeni këtu me mua sonte.



Ambasadori Lu: Faleminderit shumë. Shumë faleminderit Sokol që më keni ftuar në program. Është një mënyrë e mrekullueshme për të thënë lamtumirë. Siç e përmendët, do të largohem nga Shqipëria javën që vjen dhe do të më mungojnë shumë miqtë këtu. Ju keni qenë një mik i shkëlqyer gjatë më shumë se tre vjet. Më pëlqen shumë fakti që po e bëjmë intervistën time të fundit këtu në programin tuaj.