Rrefimi prekës i bashkëshortes të dëshmorit Haka:Ja si mora vesh lajmin e vdekjes të Enverit

  • 6 years ago
Ishte një prej ngjarjeve më tragjike për ushtrinë shqiptare. Enver Haka ndërroi jetë më 22 nëntor 1989 në Llogara. Haka, efektiv i Forcave të Armatosura së bashku me kolegët e tij u dërguan me helikopter në të dalë të Himarës për të shpëtuar 14 studentët dhe 3 pedagogët e Institutit Bujqësor, të cilët ishin aksidentuar rëndë.
Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës të ushtarëve të bazës ajrore të Farkës për të shpëtuar njerëzit, për shkak të kohës jo të përshtatshme për të kryer misionin humanitar, ata iu bashkuan të njëjtit fat. Helikopteri u përplas. Aty u shua drita e fundit për Enver Hakën, 32 vjeçarin.

Asnjëherë nuk e mendojmë se mund të gjendemi të vdekur të nesërmen, apo qoftë edhe në këtë sekondë. Edhe bashkëshortja Flora Haka, u gjend e papërgatitur nga vdekja e të shoqit, edhe pse nuk ishte hera e parë që ai shkonte në shërbim... por Flora rrëfen për Report Tv se mblodhi forcat dhe ja doli.

?Në jetë fati të pret në besë, edhe unë kështu kam bërë dhe e kam bërë atë jetën duke u përpëlitur në rrugët e saj. Jam ngritur, kam rënë përsëri jam ngritur e kam vazhduar përpara. Dhe me thënë të drejtën, fëmijët mu rritën mu bënë të mirë, më kanë nderuar dhe unë sot ndihem e plotësuar dhe jetoj me krenarinë e bashkëshortit tim dhe e lumtur me dy fëmijët e mi që janë thesar?, thotë 62 vjeçarja për Report Tv.

Recommended