Report TV - Këshilli Bashkiak në Lezhë miraton vendimin për parkingjet me pagesë

  • 6 years ago
Prej shumë kohësh qyteti i Lezhës kanë munguar vendet e parkimeve për automjetet. Kjo problematikë është vërejtur më shumë gjatë periudhës së verës ku shumë turistë janë detyruar të largohen për shkak të mungesës së parkingjeve, sidomos për autobusët.

Ndërkohë që në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak është vendosur që një pjesë e rrugëve të qytetit të Lezhës të bëhen parkingjet me pagesë.

Problematika e mungesës së parkingjeve në Lezhë është kthyer në problemin kryesor të këtij qyteti. Gjatë verës shumë turist janë detyruar të kthehen mbrapsht për mungesë të parkingut. Si mënyrë për të gjetur një zgjidhje Bashkia e Lezhë i ka propozuar këshillit bashkiak që parkingjet të bëhen me pagesë.

Recommended