Report TV - Pamjet satelitore gjatë përmbytjeve, situata në Shqipëri nga veriu në jug

  • 6 years ago
TIRANË ? Shqiptarja.com siguron pamjet satelitore nga data 28 Nëntor kur situata e motit ishte e qëndrueshme deri në 2 Dhjetor gjatë kohës kur Shqipëria u përfshi nga një stuhi me reshje intensive shiu nga dita e fundit e nëntorit (30 Nëntor) deri ditën e djeshme (2 Dhjetor).

Reshjet shkaktuan një sërë përmbytjesh dhe problemesh nga veriu deri në jug të vendit por për t?u veçuar ishte situata në autostradën Tiranë- Durrës, dalja nga shtrati e lumit Erzen në qarkun e Durrësit pranë Shijakut, dalja nga shtrati e lumit Mat pranë Milotit dhe situata në qarkun e Fierit dhe atë të Vlorës.

Në pamjet satelitore duken retë që kanë mbuluar gjithë pjesën e rajonit ku ndodhet dhe vendi ynë për dy ditë me radhë me reshje intensive shiu, ndërsa gjatë paradites së djeshme koha është kthjelluar për disa orë duke bërë të mundur kapjen e pamjeve satelitore nga hapësira të pas përmbytjeve.

Në pamjet satelitore duken qartë 3 lumenj; një në qarkun e Durrësit, tjetri më në veri në Milot dhe lumi tjetër në qarkun e Fierit që pas fryrjes nga reshjet intensive të shiut kanë dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje në zonat pranë tyre ndërsa kanë sjellë edhe turbullimit e ujit të detit në grykëderdhje.

Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com - http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/pamjet-satelitore-gjat--p-rmbytjeve--situata-n--shqip-ri-nga-veriu-n--jug-457035.html?pos_30

Recommended