Situata në Vlorë e Fier: ulet niveli i Vjosës, shembet ura në Darëzezë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Vjosa është tërhequr brenda shtratit te vet, lumi ka shkaktuar probleme te mëdha ne banesa dhe toka.



Niveli i ujit ka rene, por kritike mbetet situata ne njësinë administrative te Novosele. Dhjetëra banesa dhe 560 hektarë toke janë ende nen ujë.



Më problematike, gjendja është ne fshatin Fitore dhe Bishan. Katet e para te shtëpive ne këto zona janë nen ujë. Ndërsa kalimi behet vetëm me mjete te mëdha.



Nga zonat e përmbytura ne Vlorë janë evakuuar 70 familje. Ndërkaq mbi 4 mije hektarë toke dhe 380 banesa ne zonën e Fierit vijojnë te jene nen pushtetin e ujit.



Nga prurjet e mëdha është shembur ura e fshatit Darëzezë duke lëne ne izolim te plote 1800 banore te kësaj zone.



Forcat e ushtrisë janë angazhuar për vendosjen e një ure xheniere e cila do te beje te mundur lidhjen provizore te banoreve te Darëzezës me pjesën urbane te Fierit.

Recommended