Report TV - Inceneratorët, Rama sfidë Bashës: Iki nëse janë 400 mln €

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar Lulzim Bashën lidhur me akuzat e këtij të fundit se qeveria do paguajë 400 mln euro për tre projekte të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Rama tha se ai është i gatshëm të largohet nëse opozita arrin të vërtetojë akuzat, ndërsa kërkoi që edhe kreu i PD të bëjë të njëjtën gjë nëse ato të cilat ai ka deklaruar nuk rezultojnë të vërteta. "Jap dorëheqjen nëse janë 400 mln euro për inceneratorët. Po ti a jep dorëheqjen, Lulzim? ", iu drejtua Rama Bashës. Kreu i qeverisë sqaroi se vlera e tre projekteve është 56 milionë euro dhe nuk ka asgjë korruptive në to.

"Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë. Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?
Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, çoje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden", iu drejtua Rama, Bashës.

Recommended