Report TV - Moti i keq, Xhaçka: FA në krye të detyrës,bashkitë të marrin masa

  • 6 years ago
Në kuadër të përkeqësimit të motit kur priten edhe përmbytje, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kërkoi nga të gjitha bashkitë marrjen e masave për t'i paraprirë situatës problematike.

Gjatë një deklarate për mediat, Xhaçka tha se FA janë në krye të detyrës në gatishmëri për të qenë pranë banorëve në çdo moment.

?Janë porositur të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e Bashkive për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente për garantimin e jetesës normale të komunitetit. Jemi duke diskutuar me ministritë për të garantuar furnizimin me ujë dhe energji, si dhe të punohet për mundësimin e kullimit të ujërave. Po punohet me Ministrinë e Transporteve për lëvizjen e mjeteve në rrugë. FA në krye të detyrës, në gatishmëri për të qenë pranë banorëve më çdo moment?, tha ministrja Xhaçka.

Recommended