Meta batuta me Ramën: "Qyteti i Trojës ra ... ai do të jetë gjithmonë një yll mëngjesi"

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta uroi nga qyteti i Vlorës të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, ditën e 105 vjetorit të Pavarësisë. Kreu i shtetit tha se kjo ditë është më e ndritura në të gjithë historinë e kombit shqiptar.

"Viti që vjen, tha Meta, do t'u shërbejë të gjithëve për një reflektim të thellë në ndërgjegjen dotë kombëtare e kombëtare për të bashkuar energjitë tona, për të lartësuar vlerat e identiti kombëtar ndaj figurave më të ndritura të kombit tonë dhe lartësuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë. Sot kjo është data më e ndritur në historinë e kombin tonë sepse është data që bashkon dy ngjarjet më të mëdha të vendit me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë vendosën të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntori të vitit 1912?.
Batuta me Ramën
Meta nuk shmangu as batutat me kryeministrin Edi Rama kur u shpreh në përfundim të fjalimit se po i ndryshon fundin. "Po i ndryshoj fundin fjalimit, meqenëse kryeministri e nisi duke iu referuar një projekti anglez, unë po e mbyll në anglisht duke iu referuar një projekti amerikan: "Qyteti i Trojës ra, qyteti ku ai ishte lindur, ai do të jetë gjithmonë një yll mëngjesi. ", përfundoi Meta.

Recommended