Kembesoret nuk kalojne tek vijat e bardha

  • 6 years ago
Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët është bërë shpesh burim aksidenti. Pasditen e së premtes një kalimtare e cila nuk kalonte në vijat e bardha u përplas për vdekje nga një automjet.

Këto pamje ku kalimtarë të shumtë nuk kalojnë tek vijat e bardha, por në mes të rrugës hasen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.

Edhe pse të ndërgjegjshëm për rrezikun, këmbësorët zgjedhin të kalojnë mes për mes automjeteve, ndonëse vijat e bardha janë disa metra më tutje.

Jo vetëm të moshuarit nuk respektojnë rregullat dhe sinjalistikën, por edhe të rinjtë.

Referuar edhe të dhënave të INSTAT vetëm gjatë një muaji janë regjistruar rreth 200 aksidente dhe rreth 1600 të tilla në të gjithë vendin nga shkelja e rregullave të qarkullimit. Në 300 raste shkak të aksidenteve kanë qenë këmbësorët, ku 37 prej tyre kanë humbur jetën nga Janari deri në Tetor.

Recommended