Report TV - Dalin detaje të reja, si u larguan nga Shqipëria tre oficerët e shpallur në kërkim

  • 6 years ago
Prej 3 ditësh ende nuk është arrestuar asnjëri nga tre zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës. Report TV mëson se Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila janë larguar nga Shqipëria.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela është larguar nga Shqipëria nga Aeroporti i Rinasit, Gjergji Kohila është larguar nga pika kufitare e Kakavijës Drejt Greqisë, ndërsa ish-shefi i postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode, ka ikur në Mal të Zi, duke kaluar në pikën kufitare të Muriqanit.
Dy nga ish-zyrtarët e Policisë Vlorë janë larguar nga Shqipëria në muajin nëntor, thonë burime të Report TV. Largimi I tyre është bërë pak ditë para se të firmoseshin urdhër arrestet si të dyshuar se kanë ndihmuar bandën e Habilajve për të kultivuar kanabis në zonat e Vlorës dhe më pas për ta trafikuar drejt Italisë.