Report TV - PS llogari Bashës, Gjylameti: Kush i pagoi milionat e $ për lobim

  • 6 years ago
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti i kërkon Lulzim Bashës që të dalë dhe të japë llogari se ku i ka gjetur një milion dollarët që ka paguar për lobim në SHBA. Ajo theksoi se Basha nuk mund ta kalojë me heshtje këtë skandal, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur origjinën e këtyre parave.
?Me Fake News kundër qeverisë, Basha nuk tha asgjë për një milion $ për lobim për SHBA. Kush i pagoi? Nga erdhën? Pse prokuroria nuk nis hetimet? Basha duhet të japë përgjigje sot. Duhet të shpjegojë cfarë bëri në SHBA kur firmosi kontratën, janë 500 mijë dollarë me kompani fantazmë.

Sot jemi në kushtet e rënda të shkeljes së ligjit. Në KQZ nuk figurojnë këto shpenzime, asnjë deklarim në raportin e dorëzuar nga PD. Dyshime serioze për origjinën e parave. Shpenzimet e PD për fushatën janë raportuar vetëm 500 mijë dollarë.

Basha të sqarojë ku i ka gjetur një milion dollarë? Këta që flasin për para të pista, ku i kanë gjetur paratë? Cila është marrëdhënie e Bashës me kompanitë Off shore, në emër të kujt është regjistruar në Belize dhe më pas në kompanitë e tjera? ? përfundoi deputetja e PS.

Recommended