“Shqipëria e pengon vetë integrimin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia i jep serish mesazhe Shqipërisë lidhur me rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit ne Bashkimin Europian. Presidenti Prokopis Pavlopulos deklaroi se Tirana zyrtare po behet vente pengese per integrimin. Sipas kreut te shtetit grek, procesi dëmtohet nga shkelja e te drejtave te minoritetit.




?Ne mbështesim perspektivën evropiane të një miku të Shqipërisë. Megjithatë, fakti se shkelja sistematike në kurriz të të drejtës Ndërkombëtare dhe asaj Evropiane, përkatësisht të Drejtat Themelore e Njeriut, për shembull të drejtave të minoriteteve dhe të drejtën e pronës, dëmton perspektivën e saj evropiane. Nuk jemi ne që e pengojmë perspektivën e tyre evropiane, por e pengojnë vet?.



Pavlopulos foli edhe per çështjen e konfliktit te emrit me Maqedoninë, duke thëne se ky vend duhet te qartësoje qëndrimin per te ardhmen, nëse do te behet pjese ose e jo e strukturave euroatlantike.



?Ne mbështesim perspektivën evropiane të një miku si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Megjithatë, ata duhet të respektojnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare fakti i përdorimit të emrit që jo vetëm shtrembëron brutalisht historinë por çliron irredentizëm ?si dhe një polemikë indirekte por të qartë mbi status quo-në e kufirit, e cila është drejtpërdrejt në kundërshtim me të drejtën europiane dhe dëmton perspektivë e saj evropiane.?



Presidenti grek Prokopis Pavlopulos i beri deklaratat gjate konferencës se përbashkët qe ai pati me homologun e tij polak.

Recommended