Njihuni me poeten 10-vjeçare Sibora Huda që prezanton librin e tretë të saj “Ky shi”

  • 6 years ago
Biblioteka e Lezhës ka pasur një mysafire krejt të veçante këtë fundjavë për të promovuar poezitë e saj. Në praninë e dhjetëra fëmijëve, është prezantuar libri i titulluar ?Ky shi?, i autores 10-vjeçare Sibora Huda.
Ajo u prezantua për të ndarë me moshataret e saj ndjesinë e hedhur në poezi në librin e saj të tretë. Këtë ndjesi nuk hezitoi tua përcillte edhe dëgjuesve të vegjël që ishin mbledhur për të dëgjuar poezinë e saj.

?Është bukur të shkruash, është veçantë sepse nuk mbanë gjë për brenda dhe të gjitha i nxjerrë në disa vargje, në disa strofa, në një poezi. Prandaj dua që poezitë e mia të shpalosin atë që unë ndjejë. Kam shkruar edhe shumë poezi të tjera që flasin edhe për ndjenjat e të tjerëve. Për shembull të endacakëve, jetimëve e shumë gjëra.?, tregon Sibora.

Prezantimi i Siborës si një poete e mirëfilltë ka qenë surprizë për drejtoreshën e bibliotekës ?Gjergj Fishta? në Lezhë, Suela Bala.

Recommended