Hap dyert panairi i librit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në edicionin e 20 të panairit të librit do të duhej që të kishte shumë risi, shumë më tepër tituj të rinj apo takime përkthyesish e autorësh. Në fakt këtë vit, risia është më shumë çmime letrare, sepse gjithçka varet nga buxheti, e shumë pak mbështetje ka per librin.



Kreu i shoqatës së botueseve, Petrit Ymeri sqaron se këtë vit mbështetja është vetëm nga Ministria e Kulturës e si rrjedhojë aktivitetet, seminaret apo takimet në stenda me autorët janë më pak se vitet e shkuara.




?Ka më pak tituj të ri se panairet e shkuara, dhe tirazhi është gjithnjë e më i ulët. Botuesit zgjedhin që një titull ta sjellin me një tirazh prej 200-300 kopjesh. Autorët e huaj janë më pak se i sjellin, nga jashtë me lekët e tyre çdo botues.?



Në stenda edhe pse nuk lajmëroheshin ulje të çmimeve të librave, pjesa më e madhe e botueseve nuk i shisnin me çmimin e stampuar në kopertinën e pasme. Kjo për të tërhequr sa më shumë lexues.



Megjithatë, në ditën e parë të panairit, vizitorët nuk munguan. Ndryshe nga vitet e shkuara, blerjet nisën që në ditën e parë. Dyert e Pallatit të Kongreseve janë hapur për ata që e duan librin deri më 19 nëntor.

Recommended