Report TV - Rama-Bashës: Hetim buxhetit nga FBI? Shpërthim imagjinate

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se buxheti i vitit të ardhshëm është në duart e krimit dhe duhet të administrohet nga FBI dhe DEA amerikane.

Nga konferenca e Bankës së Shqipërisë, Rama tha se këto akuza janë shpërthime të imagjinatës, të cilat sipas tij dëmtojnë konsumatorin. Sipas kreut të qeverisë, realiteti ekonomik është tjetër dhe për vitin e ardhshëm parashikohet një rritje ekonomike prej 4.2%.

"Dje kam dëgjuar që imagjinata, s'e kisha menduar se mund ta dëgjoja, që projektbuxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI -DEA, nga prokuroria italiane, gjermane, si një provë ligjore e implikimit të Edi Ramës në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave të drogës, si një projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar? programi ynë është tanimë në duart e krimit.

Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin. Ndaj dua tu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist?, tha Rama.

Recommended