Report TV - Kretë, s’ka ende marrëveshje, Kotzias e Bushati ia marrin valles

  • 6 years ago
Në Kretë për të dytën ditë vijojnë negociatat Greqi Shqipëri për të zgjidhur problemet sa të vjetra dhe të reja mes dy vendeve.

Report TV ka siguruar ekskluzivisht fotografitë nga tryeza ku gjatë ditës së sotme përballë njëri tjetrit janë ulur Kotzias dhe Bushati.

Burime nga takimi i pohuan Report TV, se është duke u diskutuar ende për dy prej pikave më të nxehta në anxhendën e bisedimeve greko-shqiptare.

Çështja e kufirit detar dhe pronat e popullsisë çame të dëbuar nga Greqia. Negociatat janë ndërprerë vetëm gjatë kohës së drekës.

Delegacionet kanë drekuar në bashkinë e Lasithit, ku Kotzias si mikëpritsi i delegacionit shqiptarë i ka rezervuar një surpizë homologut Bushati për tu relaksuar disi nga intensiteti bisedimeve.

Bushati dhe delegacioni shqiptarë siç shihet nga kjo foto e siguruar prej Report Tv janë pritur me këngë nga banorët lokal të Lasithit.