Report TV - u gjetën 30 mln lekë në banesë ndalohet gjyqtari Shkëlqim Miri

  • 6 years ago
TIRANE-Ndalohet nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën në banesë gjatë një kontrolli 30 mln lekë. Report Tv zbardh detaje të reja nga hetimi për gjyqtarin. Pas kontrollit të banesës gjyqtari u ndalua nga policia dhe aktualisht mbahet në qeli.

Ai është ndaluar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar KLD për rastin dhe pritet që të vendoset nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestin e gjyqtarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia mbrëmë në banesën e Mirit janë gjendur një sasi prej 30 milionë lekësh (të reja) në shtëpi. Miri është gjyqtar i Apelit në Tiranë, ish anëtar i KLD-së.

Recommended