Report TV - Publikohen fotot e rralla të sopranos Tefta Tashko Koço

  • 6 years ago
Tefta Tashko Koço, Ylli i Operës Shqiptare që u shua në moshën 37-vjeçare, la gjurmë të paharrueshme në historinë e muzikës shqiptare. Imazhi dhe zëri i saj nuk harrohen kurrë. Këto foto të rralla të prezantuara për Report TV nga i biri Eno Koço, janë bërë pjesë e një albumi të sapo botuar me autor specialistin e muzikologjisë Vasil Tole.
Nëse udhëton me fotografitë e Tefta Tashko Koços nuk zbulon këtu vetëm imazhin e artistes, por edhe imazhin e patriotes dhe të një intelektualeje të shquar të viteve ?30. Udhëtimet artistike të saj nga Parisi në Milano. Aktivitetet e pasura artiske në Shqipëri. Imazhi i saj si një nënë e re dhe e lumtur janë të gjitha të përfshirë në këtë album fotografik .

Sopranos që mbaroi studimet në Francë në vitet ?30 iu bë ofertë nga opera e Parisit për të qëndruar atje, por ajo zgjodhi të kthehej në atdhe duke u bërë një themeltare e operës shqiptare.

Tefta Tashko ka lindur më 2 nëntor të vitit 1910 Egjipt ku kishte emigruar familja e saj. Ajo u largua nga jeta më 22 dhjetor të vitit 1947 në Tiranë.

Recommended