Stop - Abuzimet ZA Gramsh, zhduket raporti i inspektimit në Ministrinë e Arsimit! (02 nentor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në muajin prill ?Stop? transmetoi abuzimet, në Zyrën Arsimore të Gramshit,pas të cilave, Ministria e Arsimit ngriti një grup inspektimi me në krye sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca.Pasi nuk morëm përgjigje për rastin, gazetari i ?Stop? iu drejtua sërish Ministrisë së arsimit, kur në detyrë ishte ministrja teknike Mirela Karabina.Ajo tha në një intervistë, se raporti për ZA Gramsh ishte zhdukur.Drejtori i ZA Xhevit Dyrmishi, thotë, se raporti është zhdukur për shkak se shkeljet janë bërë nga kryetarja e bashkisë Luljeta Dollani.Në tetor rikthehemi në Gramsh, pasi mësuesja e matematikës Alma Jonuzi denoncon, se është hequr nga puna pa të drejtë dhe është zëvendësuar nga një mësues me shkollë të mesme pedagogjike.

Gazetari ? Erdhi auditi këtu?
Drejtori ZA Gramsh- Po, si s?erdhi ore?
Gazetari- Po, ku është raporti?
Drejtori ZA Gramsh- Erdhi ekipi i Ministrisë.
Gazetari- Kush ishte? Plarent Ndreca ka qenë kryetar, kryesues.
Drejtori ZA Gramsh- Po erdhi...
Gazetari- Ishte Plarenti?
Drejtori ZA Gramsh- Si s?ishte?
.......
Drejtori ZA Gramsh- Sepse ju më ngecët mua një gjë, që s?e kisha bërë.
Gazetari ? Kë? Kë të ngecëm?
Drejtori ZA Gramsh- Atë të Skënderbegasit, s?e kisha bërë unë. S?isha unë, ishte Kryetarja e Bashkisë, drejtoreshë e zyrës. Ju ma ngecët mua.
Gazetari- Kë të Skënderbegasit?
Drejtori ZA Gramsh- Po pra, rastin, që nxorre ...
Gazetari ? Kë shkolla? Kristi Muha?
Drejtori ZA Gramsh- Po Kristi, emërimet ...
Gazetari- Po emërimet, janë ato...
Drejtori ZA Gramsh- Po emërimet, s?i kisha bërë unë.
Gazetari- Po kush i bën?
Drejtori ZA Gramsh- Po, s?i kisha bërë unë o vëlla.

Recommended