Report TV - Pse PD ishte në Himarë? Shehu shpjegon arsyet në Report Tv

  • 6 years ago
Sot Kuvendi u përfshi nga debatet edhe për çështjen e Himarës, ku kryeministri Rama i kërkoi Bashës që të përgjigjet se përse PD ishte në këtë zonë kur po shembeshin objektet, por kryetari i PD nuk u përgjigj.
Për t?i dhënë përgjigje kësaj pyetje, deputeti i PD, Tritan Shehu ishte i ftuar në emisionin ?45 Minuta? të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Ai deklaroi se PD ishte në Himarë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të cilat po shkelen nga qeveria, pasi ka interesa të disa personave.

?Nuk është hera e parë që PD është në krah të banorëve, kundër dëmtimit të pronës private pa kriter në funksion të ca interesave të grupeve financiare. PD është renditur edhe më parë në krah të qytetarëve, si në rastin e Shkozës. Qytetarët po keqtrajtohen.

Himara është Shqipëri, banorët e Himarës janë qytetar të Shqipërisë, është detyra e PD që të shkojë kudo të mbrojë interesat e qytetarëve. Në Himarë kërkohen të merren nëpërkëmbë interesat e qytetarëve në kundërshtim me ligjin, pa kompensimin financiar, në mënyrë të shpejtuar. Janë interesat e atyre që duan të marrin me koncesion një pjesë të zonës atje.

Recommended