Report TV - Kryemadhi: Bashkohemi me PD për të luftuar bandat

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se mbështet nismën e Bashës për një tryezë opozitare për luftën kundër krimit në Shqipëri.
?Përpara këtij momenti shumë të vështirë, të gjithë qytetarët janë bashkë, pasi janë të gjithë të rrezikuar. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Ramën me krimin, por ka edhe shumë të tjera.

Janë hallkat e krimit dhe trafikantëve, por edhe të oligarkëve që pastrojnë paratë e bandave dhe krimit. Cështja që na bashkon me PD është lufta kundër krimit. Atdheu ynë është i përbashkët dhe është në moment të rrezikuar, tashmë kohë nuk pret.

Duhet ti dalim para kësaj të keqeje shumë të madhe. Mbështes qëndrimin e Bashës për një tryezë politike për luftën ndaj bandave? deklaroi Kryemadhi.

Recommended