Report TV - Shtyrja e seancës, Basha: Rama ankth të përballet me të vërtetën

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se s?pranon debatin pasi ka ankth nga e vërteta. Basha foli për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, pas shtyrjes së seancës për ditën e nesërme. Shkak për ndërprerjen e punimeve të Kuvendit u bë përplasja e Nokës me Ruçin gjë e cila solli përjashtimin e deputetit demokrat nga Kuvendi. Refuzimi i tij për të lënë Kuvendin, solli edhe shtyrjen e seancës.

?Ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë, me Ramën e bandat që sot kontrollojnë vendin që janë jashtë kontrollit të policisë. Edi Rama i trembet këtij debati, por ne do vazhdojmë të kërkojmë debat për këtë çështje. Po e shohim se si shumica po duan të ikin nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t?u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit. Ne kërkojmë aleancën e çdo qytetari të ndershëm. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debat, tepsinë e ka për vete, timonin për vete, tani do që t?i mbyllë gojën parlamentit. Kjo nuk do ndodhë. Asgjësimi i debatit do shkojë në krizën më të madhe të demokracisë në këto 25 vite?, tha Basha.

Recommended