Report TV - Rama i kthehet ashpër Dules: Mësoi këto që po të them se ...

  • 6 years ago
Pakinat kombëtare kanë përplasur ashpër deputetët në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka replikuar me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Me tone të ashpra, Rama i tha Dules së po përfaqëson gjithnjë e më pak minoritetin, duke shtuar se ligji është një krenari për Parlamentin dhe një arsye që të tjerët të mësojnë si respektohen minoritetet. Më tej, i pari i qeverisë i kujtoi Dules se Evropa nuk është as kishë dhe as xhami, por një kontinent ku ne jemi pjesë.
?Nëse s?do të të njihja, do mendoja se e ke nga mendjelehtësia, por duke të njohur, Dule i dashur ti je i qëllimshëm, sa herë më vë gjëra në gojë që unë s?i kam thënë kurrë. Së pari, ti je minoritar dhe jo minoriteti dhe je gjithnjë e më pak përfaqësues i atij minoriteti të denjë që ne i kemi dhënë dhe respektin që i japim edhe me ligjin që kalojmë sot. Së dyti, Evropa Vangjel nuk është as kishë dhe as xhami, Evropa është një kontinent ku ne jemi pjesë.

Recommended