Report TV - Fier, e rrëmbeu dhe i dogji trupin, telefoni i viktimës zbulon autorin

  • 6 years ago
Në 14 nëntor të 2016-së, 57-vjeçari nga Ballshi, Shefo Duraj, u zhduk në mënyrë misterioze. Trupi i tij u gjet pas 15 ditësh në një pyll të fshatit Kalenjë, ku ishte banor, i masakruar dhe me shenja djegie. 11 muaj më pas, Policia arrin të arrestojë autorin e kësaj masakre. Në pranga ka rënë Feti Yzeiraj, 41-vjeç nga Mallakastra.

Burime të Report TV nga Policia e Fierit sqaruan se shkak i vrasjes është hakmarrja. Kjo për faktin se babai i Shefo Durajt, Llane Duraj ka vrarë gjyshin e Feti Yzeiraj, me inicialet M.G. Pikërisht për këtë ngjarje të ndodhur në vitin 1968 është hakmarrë Feti Yzeriaj, duke vrarë në mënyrë makabre Shefo Durajn. Mendohet se Feti Yzeiraj e ka rrëmbyer fillimisht 57-vjeçarin dhe e ka çuar në pyll.

Më pas ai e ka qëlluar me thikë dhe ka tentuar që edhe të djegë trupin, pasi ekspertët mjeko-ligjor, zbuluan shenja djegie të shkallës së parë te viktima. Hetuesit zbuluan autorin për shkak se një dëshminë që ka dhënë gruaja e Shefo Durajt, ka thënë se dy muaj para ngjarjes Feti Yzeiraj kishte pyetur bashkëshortin e saj ku kalohej për në fshatin Arvanitas të Mallakastrës.

Recommended