Stop - Pogradec, të moshuarit në kushte mbijetese,“Stop” siguron lidhjen e kempit! (06 tetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka trajtuar para disa muajsh rastin e kushteve të mjerueshme në familjen Osmani në Remenj të Pogradecit. Dy të moshuar 66 dhe 67 vjec mbajnë frymën gjallë me vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj, nga kempi i Laverit, që prej 15 vjetësh jeton në karrocë invalidi. Dy bashkëshortët nuk marrin pension, pasi kanë punuar 20 vjet në kooperativë dhe kanë probleme me emrat në sistem.Gazetari i ?Stop? i drejtohet zyrës së ndihmës ekonomike në bashkinë e Pogradecit dhe nga drejtoresha Lindita Bice merr premtimin, se rasti i familjes Osmani do të shihet me përparësi. Ajo sugjeron një kemp invaliditeti me vlerë 350 mijë lekë të vjetra në muaj për rastin e Laverit.Më pas gazetari dhe mjekja Sekine Avdullaj shkojnë bashkë për diagnostikim në shtëpinë e të moshuarve dhe mjekja premton, që sipas procedurës, të bëhet dokumentacioni për lidhjen e kempit të invaliditetit për Laver Osmanin.

Recommended