Report TV - Lezha pa parking, autobusët me turist ikin se s’kanë ku të parkohen

  • 6 years ago
Lezha është një nga qytetit me fokus kryesor turizmin, por infrastruktura në shërbim të këtij sektori le shumë për të dëshiruar. Në qytet mungon vendparkimi për autobusët turistik. Sheshi pranë vendvarrimit të Skënderbeut i cili ishte projektuar të ishte dhe si vendparkim për turistet e ka humbur funksionin prej muajsh, pasi bashkia e ka kthyer në parking publik, duke lejuar çdo lloje automjeti që të hyje brenda.

Siç shihet dhe nga pamjet kjo ka sjellë një situate kaotike në këtë zonë, kryesisht gjatë orëve të paradites. Nën Kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi thotë se po shihet mundësia që sheshi të jepet me konçension, ku do të përcaktohet dhe vendparkimi i autobusëve turistik.
?Sheshi siç dihet është ndërtuar para dy vitesh, faktikisht nuk po funksion siç duhet. Ne jemi në kuadrin e një studimi të shpejtë, në bashkëpunim me partneritetin publik e privat, jemi duke studiuar që kjo zonë të jepet ndoshta edhe me koncesion, por që të jetë e ruajtur me kamera dhe të ketë vendin e parkimit të turistëve që është shumë problem dhe të jetë e mirë kontrolluar nga Bashkia Lezhë?, thotë Enver Hafizi.

Recommended