Report TV - Rama paralajmëron shkurtime në administratë: Është e tejfryrë

  • 6 years ago
Gjatë fjalët së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë ristrukturim të të gjitha institucioneve duke paralajmeruar edhe shkurtime në administratën publike. Rama shtoi se do të ndërtohen të gjitha mekanizmat në shërbim të qytetarëve, ndërsa administratën e cilësoi të tejfryrë me drejtorë e sekretare.

?Ne duam të reformojmë dhe këtë do të bëjmë tani që na është dhënë mundësia. Ne nuk mund të pranojmë që një vend kaq i vogël mban në kurriz mbi 500 turli institucione varësi nga statuse nga të ndryshmet, të varuar gjsumë të varuar ehde të shpërndara si kërpushat pas cdo shiu zgejdhjedh në të gjithë shqipërië në forëm degësh folesh pafund, nuk mund të pranojmë që mbi 100 isntitucione kanë më pak se 10 vetë në strukturë ku janë rojet, pastrueset drejtori dhe sekretarja.Kemi numrin më të vogël të nënpuënsve por kemi numrin më të madh në drejtorëve të sekretarëve,të shoferëve, nuk mund të pranojmë institucione me lloj-lloj emërtimesh zyra kombëtare, agjensi kombëtare. Ne nuk mund të pranojmë që në administratat në Europë e edhe në Kosovë raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive c?rëndësi ka. Kjo është e papranueshme. Nuk pranojmw që në Shqipëri kërkohen 4.5 milionw certifikata më shumë se i gjithë populli shqiptar, vetëm që të mos lëvizin nga karriget ata që paguhen për të printuar një mal me letra. Nuk pranojmë që shteti ti kërkojë letër qytetarit, letër që e jep vetë shteti duke e sorollatur.Nuk pranojmë të kemi një dyzinë policë inspektorë që me vite janë shtuar dhe transformuar që iu shfaqen ne derë kompanive vetëm se partive u duhen rroga për njerëzit e tyre.Jemi vendi Unikal ku ka edhe inspektor mjedis, uji dhe inspektor peshku.Nuk pranojmë institucione që thonë kemi database po nuk kemi kompjutera ,ose kanë kompjutera por kanë rezutate të lojës solitare. Këto janë qoska që i nxin jetën qytetarëve, duam të ndërtojmë mekanizma shtetërorë që janë në funksion të shtetit.Sistemi që na duhet për këtë vend duhet të jetë i vogël solid dhe fleksibël që shteti të jetë më pranë qytetarit. Një sistem produktiv jo i orientuar nga selitë e partive.