Report TV - Berisha akuza Ramës: Ke në celular mesazhe nga kriminelë

  • 6 years ago
sh-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit. Në akuzat e tij, Berisha përfshiu edhe Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, ndërsa s'kurseu as ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

"Edi Rama, je koka e krimit, në celularin ttënd ke mesazhe nga kriminelë. Për ty kriminelatë janë njerëz të mirë, janë ata që ta sigurojnë vota. Ti ia rrëmbeve shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesë të qenies tënde, e përdorje për të ccuar mesazhe vrasë kryetarit të opozitës. E përdore për të nxjerrë atë basketbollisten zonja Rektore, derisa në një rast historik e arrestoi opozita me denoncimin që bëri. Je koka e krimit, sepse për të mbrojtur lidhjet me krimin, emërove në krye të forcave të rendit Xhafën, vëllain e njërit prej kriminelëve me të rrezikshëm".

Ish-kryeministri foli për grupin e Xibrakës dhe një makinë që përdorej prej tyre për transport kokaine.

?Është një makinë me targa AA 635 DM dhe kjo makinë është makina e kokës së transportit të kokainës. Kush ka qenë pasagjer në këtë makinë? Pasagjer ka qenë në këtë makinë të përshtatur për transport kokaine e ka qenë Genci Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës. Tjetër pasagjer Ermal Hoxha, pasagjer tjetër Gentjan Gjonaj, pasagjeri i katërt Olsi Kristaq Rama?, ka thënë Berisha.

Recommended