Aldo Morning Show/ 18-vjeçari rreh te dashuren, e terheq zvarre ne oborrin e shkolles (28.09.17)

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një shkollë në Korçë ku një 18-vjeçar ka rrahur të dashurën e tij.
Sipas gazetares së ?Aldo Morning Show?, i riu e ka tërhequr zvarrë në oborrin e shkollës vajzën sepse kishte shkuar në shkollë ndërkohë që kishin lënë një takim special. Mësuesit kanë ndërhyrë dhe kanë qetësuar situatën, por vajzës I ka rënë të fikët.
?Një 16-vjeçare ka telefonuar me celularin e shoqes të dashurin e saj 18-vjeçar për ti thënë që të shkonte ta merrete tek shkolla, ndërkohë që e kishin lënë që vajza të mos shkonte në shkollë ditën e djeshme sepse kishin një takim special. Kur djali ka marrë vesh se e dashura ishte në shkollë djali ka shkuar tek shkolla dhe e ka rrahur vajzën, e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë në oborrin e shkollës. Më pas kanë ndërhyrë mësuesit, por vajzës i ka rënë të fikët? tha gazetarja.

Recommended