Report TV - Farkë, nis sezoni i ri i mbjelljeve Veliaj:Nisim punën për Pyllin Orbital
  • 6 years ago
Ka nisur të marrë jetë projekti për krijimin e Pyllit Orbital i cili do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë.

Me nisjen e sezonit të ri nga Farka, Bashkia Tiranë ka mbjellë disa fidanë të rinj në Parkun e Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në një mushkëri të re për kryeqytetin, të hapur për qytetarët dhe çlodhës e argëtues për fëmijët.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se aksioni për mbjelljen e pemëve do të shtohet në muajt në vijim.

?E fillojmë mbarë këtë stinë mbjelljesh me 200 pemët e para, për të vijuar deri në mars të vitit tjetër. Është pjesë e konceptit tonë për Pyllin Orbital dhe duam që pas Parkut të Liqenit, që tashmë vizitohet rregullisht nga 300 mijë qytetarë, edhe në zonën e Farkës, që shtrihet në Njësinë 2 dhe në Dajt, të shtojmë aktivitetet argëtuese, të kemi më shumë animime, sporte dhe organizime në natyrë?, tha Veliaj.
Recommended