Report TV - SHBA, Rama takohet me kreun e OKB-së, Antonio Guterres

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë Asamblenë e 72- të të OKB-së, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Njoftimi për këtë takim është bërë në faqen zyrtare të OKB.

Mësohet se gjatë takimit, Rama dhe Guterres, kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën politike dhe atë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Recommended