Patozi: Basha po largon vëmendjen nga situata dramatike në PD

  • 6 years ago
Pas Jozefina Topallit edhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi e cilëson një farsë reformën zgjedhore të nisur nga Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se takimi me aleatët është thjesht heqje e vëmendjes nga situata dramatike ku sipas tij Basha e ka futur Partinë Demokratike.

?Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon. I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD-së me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak?.

Ish-nënkryetari i demokratëve shkon më tej kur thotë se për të thelluar bipolaritetin në politikë, Basha do të bënte cdo ndryshim më kodin zgjedhor që eliminon partitë e vogla.

?Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t'i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë. Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtë botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti?.

Kundër qëndrimit të Bashës për reformën zgjedhore dhe idesë për ndryshimin e sistemit elektoral u shpreh edhe ish-nënkryetarja Jozefina Topalli. Sipas saj një rikthim i mundshëm në sistemin maxhoritar do të asgjesonte opozitën dhe se përdorimi i teknologjisë në zgjedhje nuk e zgjidh fenomenin e shitblerejs së votave. Për ish nënkryetaren demokrate zgjidhja e vetme është largimi i Lulzim Bashës nga Partia demokratike.

Tv Klan

Recommended