Report TV - Elbasan, përplasi makinën e policisë, në kërkim biznesmeni

  • 6 years ago
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar një natë më parë ku u sekuestuan disa automjete luksoze.

Gjatë këtij aksioni në lagjen "Dyle Haxhire", një prej automjeteve, tip "Audi" me targë AA 795 EP, i blindur, ka përplasur makinën e policisë MB 002 AA dhe ka tentuar të largohet.

Makina luksoze rezuilton në pronësi të biznesmenit të njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro ushqimor në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, ndërsa janë arrestuar tre persona,
Ledio Zabeli, 26 vjeç, Kelmend Xhaferri, 35 vjeç dhe Valmir Dedja, 44 vjeç, të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike, armë zjarri pa leje si dhe kanë kundërshtuar policinë.

Recommended